Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën tre persona dhe janë konfimruar 38 raste të reja me koronavirus,pjesa më e madhe në Shkup.
Ministria e Shëndetësisë informon se kanë ndërruar jetë dy nga Tetova. Një pacient 74-vjeçar ndërroi jetë në Klinikën për Sëmundje Infektive, ndërsa një pacient 57-vjeçar ndërroi jetë në spitalin “8 Shtatori”. Gjithashtu edhe një pacientë nga Shkupi (53) ka ndërruar jetë.
Në 24 orët e fundit janë kryer 560 teste, ndërsa janë regjistruar 38 raste të reja me Covid-19: Shkup-24, Kumanovë-4, Shtip-4, Tetovë-3, Manastir-1, Negotinë-2.
Numri i përgjithshëm i të diagnostfikuarve me coronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 2 077 ndërsa kanë humbur jetën si pasojë e pandemisë kanë humbur jetën 121 persona. /abcnews.al


