Kryeministri Edi Rama ka cituar gjatë fjalës së tij disa nga artistët që sipas tij janë për një Teatër të ri, pasi e kanë konsideruar godinën e vjetër pa vlerë dhe të rrezikshme për shëndetin dhe artin.
Rama solli në vëmendje disa nga zërat që siç ai tha kanë ngulmuar për rrëzimin e godinës së vjetër sepse nuk kishin asnjë interes politik.
Citimet e kryeministrit Rama
Robert Ndrenika: Ju lutem mos më kryqëzoni. kam qenë prej vitesh për një teatër bashkëkohor dhe ka për detyrë ta bëjë shteti, paratë t’i marrë ku të dojë ndoshta dhe atje ku i merrte Josif Tito.
Artistët shtruan dy probleme të rëndësishme. Një zhvillim konfuz dhe anormal në një korsi paralele me historinë.
Bujar Asqeriu: Jam për unitetin e paqes sociale nuk e mbështes protestë. Unë në atë godinë nuk futem më se është sëmundje. Në atë godinë vdiqën shokët e mi
Reshat Arbana: Ta mendojë këtë punë ata që janë specialistë
Luftar Paja: Që të kemi këtë teatër ne si artistë duhet të vazhdojmë punën për llaçin dhe betonin artistik
Altin Basha: Kemi negociuar, ramë dakord të mos cenohet trualli por duhet një teatër i ri
Enver Petrovski: Për mua është budëllallëk të mos ndërtohet Teatër i ri. Ai që është nuk ka vlerë
Artan Imami: Më vjen në mend takimi me Kadarenë i cili tha se godina më duket si suvaja
Bruno Shllaku: Godina i përket një stalle kuajsh që e ndërtoi Italia fashiste. Duhet një Teatër si në shtetet e Europës
Kanxheri: Teatri duhet bërë i ri. Historia mbetet në arkivë
Raimonda Bulku: Aty duhet të ketë një teatër shumë të mirë. Nuk ka rëndësi se çfarë. Godina duhet të shembet
Gëzim Kame: Jam dëshmitar i dy kohëve edhe para këtyre kohëve godina është shembur.
Kadri Roshi: Aman na bëni një teatër të ri ishte një ëndërr pasi që në 46 ata kanë qenë në një barakë.
Laert Vasili : Na duhet teatri na duhet dje, dhe jo sot e nesër./abcnews.al