Mjeku: Koha për testim masiv, Covid 19 nuk mund të themi se do na shoqëroj gjithë jetën

schedule08:40 - 28 Maj, 2020

schedule 08:40 - 28 Maj, 2020

Mjeku pneumolog në Spitalin Amerikan Ardian Jorgji, këtë të enjte i ftuar në emisionin “Abc-ja e Mëngjesit”, me gazetarin Enkel Demi ka dhënë detaje në lidhje me rëndësinë që ka kapja në kohë e sëmundjeve.

Jorgji në fjalën e tij ka theksuar se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe herë pas here të zhvillojnë vizitat klinike dhe konsultat me mjekët specialistë pasi çdo gjë e ka një zgjidhje.

Mjeku pneumolog është shprehur se është e pamundur që të bëhet një diagnostikim përmes telefonit dhe patjetër është shumë i rëndësishëm takimi me mjekun.

“Me siguri bëhet fjalë për rastet e rëndë dhe lihet të nënkuptohet rastet që çojnë në fibrozë pulmonare, shumica e rasteve të rënda me dëmtime të rënda. Ka plot infeksione jashtë koronavirusit që shkaktojnë dëme të mëdha në mushkri. Por këto dëmtime nuk janë rrufe në qiell të hapur por shkaktohen si pasojë e komplikacioneve por unë doja të thoja diçka tjetër në lidhje me këto dëmtime dhe nuk do të fokusohesha te frika me vdekjen, por te kujdesi.

Nëse do të bëjmë kujdes për trajtimin e çdo problemi pulmonare, viral apo mikrobial dhe të koronavirusit jo të gjithë rastet përfundojnë me fibrozë pulmonare dhe rastet e rënda shkojnë si pasojë e komplikacioneve që duan një kohë të ndodhin dhe shpesh janë si pasojë e vonesës që i paraprin këto situata të këshillës mjekësore. Deri më tani kemi parë vetëm anët e mira të karantinës, por në  botë tashmë kanë filluar dhe analizën e anët tjera të karantinës.

Diagnozat përmes telefonit, konceptet që meqë është një virozë nuk trajtohet, përkundrazi ajo ndiqet dhe kur komplikohet atëherë ndërhyhet. Theksin e vë te vigjilenca dhe te këshilla mjekësore e specializuar”, është shprehur mjeku.

Ndër të tjera mjeku Jorgji ka theksuar se është e rëndësishme që qytetarët të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të jenë më të kujdesshëm dhe të marrin kujdesin e duhur shëndetsore.

Gjithashtu ai ka theksuar se Covid 19 është një fenomen i ri dhe është shumë shpejt për të thënë se virusi do e shoqërojë njeriun gjithë jetën, këto janë të dhëna që mund të shfrytëzohen vetëm në mjedise shkencore.

“Një situatë virale mund ta trajtojmë ditën e parë të dytë, por kur kemi sërish temperaturë, dhimbje gjoksi apo probleme me frymëmarrjen nuk duhet të presim më, sidomos për ndjesinë e frymëmarrjes, pasi kemi të bëjmë me një simptomë madhe, persa i përket mushkrisë dhe kjo nuk është një bisedë telefonike por duhet të shkosh te mjeku.

Në rastin e Covid 19 flasim për një fenomen të ri dhe është shumë shpejt për të thënë se virusi do e shoqërojë njeriun gjithë jetën, këto janë të dhëna që mund të shfrytëzohen vetëm në mjedise shkencore, marrja shpejt e ndihmës mjekësore minimizon rastet e rënda, nuk duhet dhe nuk mund të bësh diagnozë telefonike.

Nëse do të flasim për virozën e gripit dhe pas pritjet 3-4 ditë ka nisur bronkiti i thjeshtë, që më pas ndërlikohet me një pneumoni etj, nuk mund të themi se kemi të bëjmë me një virus dhe s’kemi çfarë bëjmë, por duhet ta ndjekim hap pas hapi. E rëndësishme është zhvillimi i vizitave klinike.

Mjeku pneumolog është shprehur se në këtë moment e rëndësishme është që të aplikojmë testimin masiv dhe të përballemi me fenomenin popullatë.

“Mjeku do të shërojë çdo lloj sëmundje mjeku nuk duhet të ketë frikë dhe të bëjë përzgjedhje të rasteve unë nuk kam refuzuar dhe kam mjekuar çdo raste dhe nuk kam frik që të mjekoj dhe atë që do të ndodhë më pas. Kërkoj instrumenta. Koronavirusi mund të bëhet një test në kohën zero për të parë se si qëndron situata. Ne jemi një vend që kemi bërë shumë pak teste dhe nuk është logjika që të ndjekim rastet e rënda, bota serioze thotë që të kesh një fushë pamje të situatës duhet që të kesh testuar 15% deri në 20 % të popullatës.  Unë duhet të përballem me patjetër për arsye të profesionit, por ky momenti që jemi tani është më i miri për tu përballur me fenomenin popullatë”, ka thënë ndër të tjera mjeku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!