Gjatë 24 orëve të fundit në maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën 3 persona dhe janë konfirmuar të infektuar 26 persona.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije 26 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, prej të cilëve 1 rast është nga skriningu. Sipas qyteteve, 14 raste të reja janë regjistruar në Shkup, 2 në Kumanovë, 4 në Shtip, 1 në Prilep, 2 në Tetovë, 1 në Strugë dhe 1 në Veles.
Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 17 pacientë të shëruar. Viktimat e fundit nga Covid 19, janë nga Shkupi, Tetova dhe Struga.
Sipas statistikave të fundit, që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë realizuar 26,463 testime, prej të cilëve 2.039 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Në vendin tonë nga Covid-19 janë shëruar 1.470 pacientë, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 119 pacientë. Për momentin në vendin tonë ka 450 raste aktive./abcnews.al


