Fotografi amerikan Mark Seliger do të nxjerrë në ankand disa portrete të personave të famshëm të muzikës dhe kinematografisë, për të ndihmuar në luftën kundër pandemisë së Covid-19.
Fushata që pritet të nisë nga 28 Maji deri më 12 Qershor, përfshin 25 portrete të yjeve si Jennifer Aniston, Jennifer Lopez, Snoop Dogg, Kurt Cobain, Kurt Cobain, Leonardo DiCaprio, Billie Eilish, Tom Hanks dhe shumë të tjerë.
Seliger është i njohur për portretet e tij e të famshmëve për revista të njohura, ndërkohë që të ardhurat e mbledhura nga ankandi do të shkojnë për organizata të ndryshme si Kryqi i Kuq Amerikan, Ndihma e Drejtpërdrejtë, në ndihmë të luftës ndaj Covid-19. /abcnews.al