Gjykata e Lartë spanjolle urdhëron arrestimin e Turull

schedule13:31 - 24 Mars, 2018

schedule 13:31 - 24 Mars, 2018

Ashtu si pritej, Gjykata e Lartë spanjolle ka vendosur masën me paraburgim të Jordi Turull, i cili pritej të zëvendësonte Puidxhemon si President i Katalonjës. Akuza ndaj tij dhe 12 ish-zyrtarëve të tjerë të lartë është ajo e rebelimit. Të gjithë rezikojnë 30 vjet burg.

Paraburgim për Jordi Turull, ish-këshilltarin e qeverisë katalanase, i cili është kërkuar nga nacionalistët që të zëvendësojë Puidxhemon në presidencën e rajonit. E njëjta masë është marrë dhe për katër politikanë të tjerë katalanas që në 27 Tetor të një viti më parë shpallën pavarësinë e njëanshme të Katalonjës.

Së bashku me Turull në paraburgim ndodhen dhe Raul Romeva, ish-ministër i Jashtëm në atë kohë, Karme Forkadell, kryetar Parlamenti dhe dy ish-këshilltarë. Ndërsa Sekretarja e Përgjitshme, Marta Rovira, shmangu arrestimin pasi u arratis në Zvcër mbrëmjen e së premtes. Të gjithë akuzohen për rebelim pas organizimit të referendumit të paligjshëm për pavarësinë e Katalonjës në 1 Tetor 2017 si dhe më pas shpalljen e pavarësisë. Liderët nacionalistë katalanas që akuzohen dhe pritet të gjykohen për rebelim duke rrezikuar 30 vjet burg, janë 13 gjithsej.

Ndërkohë që pesë ish-anëtarë të qeveisë katalanase, gjithashtu, janë hedhur në gjyq për mosbindje dhe përvetësim të paligjshëm të fondeve publike, së bashku me pesë nënpunës të zyrës së presidencës së Parlamentit, duke e çuar numrin e të akuzuarve në 25.

Gjykata e Lartë në Madrid lëshoi dhe një urdhër arrest ndërkombëtar për të gjithë ata që janë në ekzil nga ish-presidenti katalonjas, Puidxhemon, katër ish-këshillarëve të qeverisë dhe Sekretares së Përgjitshme.

Vendimi i gjykatës provokoi protesta në Katalonjë, ku njerëzit kanë dalë në shesh në qytetet kryesore të rajonit autonom. Në Barcelonë ka pasur dhe përplasje fizike mes protstuesve dhe forcave të rendit me një bilanc prej 24 të plagosurish./abcnews.al