Spanja dekreton 10 ditë zie kombëtare për viktimat e COVID-19

schedule03:20 - 27 Maj, 2020

schedule 03:20 - 27 Maj, 2020

Qeveria spanjolle dekretoi sot 10 ditë zie kombëtare duke nisur nga nesër, në kujtim të viktimave të COVID-19, që ka shkaktuar vdekjen e mbi 27 000 personave në vend. “Zia kombëtare në kujtim të viktimave të COVID-19 fillon nesër në vendin tonë”, njoftoi kryeministri, Pedro Sanchez, në rrjetin social Twitter.

Ai nënvizoi se kjo zi kombëtare prej 10 ditësh do të ishte më e gjata e demokracisë spanjolle, e shpallur në 1977 pas dikturës së Francisco Franco.Për të marrë këtë vendim, qeveria priti që Madridi dhe Barcelona, dy qytetet më të mëdha të Spanjës dhe dy më të prekurat nga pandemia, të fillonin të hënën lehtësimin e masave kufizuese.

Spanja, që numëron rreth 47 milionë banorë, është një prej vendeve të Europës më të prekura nga pandemia, me 27 117 të vdekur, sipas një bilanci të fundit dhe më shumë se 236 000 raste.