Ish-ministri dhe ish-deputeti socialist Kastriot Islami ka propozuar një nismë të re në rrjet, ku i kërkon qytetarëve që të fotografojnë të gjithë policicët që nuk mbajnë në uniformën e tyre foton dhe numrin e indentifikimit.
Ai thotë se ata duhen fotografuar duke ruajtur qetësinë sa herë ju ndalojnë, ndërsa shton se qeveria ka veshur në mënuyrë anti-ligjore individë me rekorde kriminale edhe vajza që ditën terrorizojnë qytetarët, ndërsa natën kërcënojnë në rrjetet sociale.
“Urgjent dhe shume e rendesishme! Te nderuar miq,
Ju ftoj juve ne nismen per te fotografuar me ndihmen e celularit tuaj te gjithe policët e policet qe nuk mbajne mbi uniforme as foton dhe as numrin e identifikimit… Me e mira eshte qe ti fotografoni duke ruajtur qetesine sa here ju ndalojne, madje edhe sikur tju duken police te “rregullt”…
Shenim: me shume gjasa Rama dhe Lleshaj kane “veshur” ne menyre antiligjore individe me rekorde kriminale si policë dhe “vajza” si police qe diten dalin pa numer identifikimi per te terrorizuar qytetaret kurse naten po te njejtat “vajza” futen ne emra anonime ne fb, rrjetet sociale e portale per tju kercenuar e ofenduar me fjale te ndyra.
Keto jane shenjat e nje diktature qe po jep shpirt…Kete mesazh shperndajani te gjithe miqeve tuaj ne fb, ne ëhat’s up, ne portale dhe kudo…”, shkruan ai./abcnews.al


