Kërkojnë pagën e luftës, 50 punonjës të transportit publik në Vlorë në protestë

schedule12:17 - 26 Maj, 2020

schedule 12:17 - 26 Maj, 2020

Në Vlorë 50 punonjës të transportit publik po protestojnë  përpara prefekturës në lidhje me pagën e luftës.

Punonjësit theksojnë se që nga data 12 mars  puna e tyre është e mbyllur dhe deri më tani nuk kanë asnjë përgjigje në lidhje me fillimin e punës.

Burime për Abc Neës bëjnë me dije se nga firma ku punojnë u është komunikuar se ato kanë aplikuar për pagën e luftës porakoma nuk kanë marrë asnjë përgjigjë nëse kanë përfituar apo jo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!