Maqedonia e Veriut ka bërë me dije se do të rihapë kufinjtë me datë 1 qershor dhe do të heqë orën policore.
Sigurisht, rekomandimet e Komisionit duhet të pranohen nga Qeveria, e cila pritet të mbaj seancë sot në ora 16:00.
Në mbledhjen e qeverisë gjithashtu pritet të merret vendimi edhe për hapjen e hoteleve dhe objektet gastronomike.
Sipas rekomandimeve nga mbledhja e sotme e Komisionit, jozyrtarisht mësohet se hapja e tyre do të nis nga dita e enjte./abcnews.al