Gjobë deri në 500 euro nëse hedh në rrugë dorezat dhe maskat mbrojtëse

schedule09:35 - 26 Maj, 2020

schedule 09:35 - 26 Maj, 2020

Masat mbrojtëse ndaj koronavirusit në të gjithë botën janë dorezat dhe maskat dhe duket se tashmë ato do të jenë shoqëruese për një periudhë të gjatë.  Në Romë së fundmi autoritetet përkatëse kanë vendosur që të ndërshkojë të gjithë ato që hedhin maskat në tokë.

Kështu, ata qytetarë që hedhin në rrugë dorezat dhe maskat e përdorura rrezikojnë të paguajnë një gjobë deri në 500 euro për këtë gjest.

Kryebashkiakja e Romës, Virginia Raggi, është shprehur se do të gjobitën të gjithë ato që kapen duke hedhë masat mbrojtëse në rrugë, pasi ato për arsye shëndeti duhet të hidhen në kosha të veçantë.

“Në këto muaj të një urgjence shëndetësore të lidhur me koronavirusin operatorët tanë ekologjikë kanë treguar në mënyrë të përsëritur se duhet të mbledhin doreza dhe maska të përdorura, të hedhura në tokë nga njerëz të pacivilizuar. Një sjellje e turpshme e cila, falë kësaj dispozite, do të sanksionohet ashpër”, është shprehur ajo./abcnews.al