Fotografi i “Jetës së Egër” flet për speciet e rralla në Shqipëri: Nuk duhet lejuar betonizimi i Vjosës

schedule08:55 - 26 Maj, 2020

schedule 08:55 - 26 Maj, 2020

Arian Mavriqi fotograf i “jetës së egër” ka folur në emisionin Abc-ja e Mëngjesit lidhur me pasuritë natyrore të trojeve shqiptare dhe rëndësinë e mbajtjes së tyre larg dorës së njeriut.

Mavriqi tha se duhet ndaluar betonizimi i Lumit të Vjosës pasi kj sjell shkatërrim të faunës dhe vrasjen e tyre në mënyrë kolektive.

“Ju keni një mrekulli të zotit që quhen lejleku i kuq, flamingo. Ka dhe shumë të tjera. Nuk duhet t’i humbasim. Nuk duhet lejuar që lumi i Vjosës të betonizohet.

Shkatërrimi i lumenjve sjell shkatërrimin e faunës dhe vrasjen e tyre në mënyrë kolektive. Përfitime të tilla nuk duhen lejuar as nga shteti një krim i tillë.

Ka specie të ndryshme që kanë ardhur për herë të parë në Kosovë, siç është pelikani, shqiponja peshkngrënëse. Ka dhe shumë specie të tjera”, tha Mavriqi./abcnews.al