Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mali i Zi mban mbyllur kufirin me Serbinë, reagon Beogradi

schedule07:31 - 26 Maj, 2020

schedule 07:31 - 26 Maj, 2020

Mali  i Zi ka dhënë fund gjendjes së jashtëzakonshme ndaj pandemisë. Në fillim të qershorit Mali i Zi do të hap kufijtë për disa vende, por jo edhe për Serbinë.

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç ka thënë se kufiri hapet për vende që plotësojnë kriterin epidemiologjik e që në këtë moment janë Kroacia, Sllovenia, Austria, Gjermania, Polonia, Çekia, , Hungaria, Shqipëria e Greqia.

Në lidhje me këtë vendim për të mos hapur kufinjtë me Serbinë, ka reaguar kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, e cila ka thënë se qytetarët e Serbisë mund të shohin që nuk janë të dëshiruar në Mal të Zi.

Brnabiç ka theksuar se kufijtë e Serbisë nuk do të jenë mbyllur për banorët e Malit të Zi, por do të mbyllen për mafiozë nga Mali i Zi dhe klane kriminale.

“Do të vazhdojmë ende të sillemi me përgjegjësi dhe të flasim të vërtetën”, ka thënë Brnabiç, që vlerëson se vendimi i Mali të Zi nuk ka të bëjë me numrin e të prekurve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!