Testet klinike që po mbaheshin për medikamentin anti-malarje hidroksi-klorokuinë, tek pacientët me koronavirus janë ndërprerë. Ndërprerja vjen për shkaqe sigurie. Lajmin e ka bërë të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Hydroxychloroquin është “trumpetuar” gjërë nga presidenti amerikan Donald Trump si një “kurë” e mundshme për koronavirusin. Madje, ai tregoi se e kishte marrë këtë medikament për dy javë si një profilaktik.
Megjithatë, OBSH njoftoi të hënën se testet klinike që ishin duke u bërë janë pezulluar pasi një studim i bërë nga Lancet, publikuar të premten, zbuloi nivele më të larta të vdekshmërisë në mesin e pacientëve COVID-19 që e morën ilaçin, shkruan abcnews.al
Prandaj, studiuesit thanë që ata po pezullojnë përdorimin e hidroksi-klorokuinës në testet aktuale, të cilën po mbaheshin për të vlerësuar sigurinë dhe efikasitetin e katër ilaçeve dhe kombinimeve të medikamenteve kundër virusit.
Drejtuesi i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh:
“Grupi ekzekutiv ka vendosur një pezullim të përkohshëm seksionit për hidroksi-klorokuinën, brenda procesit të testimit “Solidaritet”, ndërsa të dhënat e sigurisë janë duke u shqyrtuar. Sidoqoftë, pjesë të tjera të testeve janë duke u vazhduar, përfshirë testimin e medikamentit eksperimental remdesivir dhe një terapie të kombinuar HIV.” /abcnews.al/