Kriza e librit në kohë pandemie, Petrit Ymeri: Ministria e Kulturës, indiferente

schedule15:52 - 25 Maj, 2020

schedule 15:52 - 25 Maj, 2020

Pandemia  ka goditur ndjeshëm edhe sektorin e librit. Kryetari i shoqatës së botuesve Petrit Ymeri thotë se anketa e kryer, me mbi 30 shtëpi botuese  pasqyron qartë  krizën e botimeve.

” Disa botues  do të ulin 30 përqind titujt e rinj, dikush 20 përqind ribotimet, si dhe goditja më e fortë vjen në uljen e numrit të tirazheve. Në këtë pyetësor, u përfshinë mbi 30 shtëpi botuese dhe rezultonte se pjesa më e madhe do të ulin ritmet e punës ne botime te reja, në perkthim, në ribotime dhe tirazhe”, shprehet ai.

Shqetesim  kryesor për botuesit është indiferenca e Ministris së Kulturës dhe shtetit ndaj sektorit te librit në këtë kohë pandemie.

“Ka një shurdhëri, një memecëri, një verbëri të institucionev shtetërore. Nuk ka asnjë lloj vëmendje, asnjë lloj përgjigje të kërkesave që kemi bërë, në një kohë që vendet e BE-së kanë përgatitur paketa mbështetëse për goditjen që ka marrë sektori librit. Ky është një sektor i rëndësisehm, që ka të bëjë me kulturën e  popujve me kulturimin e rinisë. Ministrja e Kulturës duhet të mbledhë në mënyre urgjente, Këshillin Kombëtar të Librit dhe Leximit, të na pyesi, të na thotë ajo, të bisedojmë se çfareë duhet të bëjmë për librin që ta shërojmë”, shprehet Ymeri.

Edhe aktivitetet rreth librit ende nuk lejohen, pikëpyetje ka edhe për panirin e Prishtines.

 “Njëgje që na dëmtoi është paniri i Prishtinës, i cili zhvillohet në muajin qershor, i cili pritet me gëzim edhe sepse ka një treg te madh libri aty. Organizatorët ende nuk e kanë të qartë nëse mund ta spostojnë në muajt në vijim”, thotë Ymeri.

Si anë pozitive dhe risi e kësaj karantine,  sipas Ymerit janë shitjet on line, pak të aplikuara më parë

“Ndofta shitjet më të shumta kanë qenë shitjet online, kjo u duk një trend i ri, cili do të vazhdojë edhe në të ardhmen.  U shfrytëzua një kanal, pak i përdorur, jo si më pare”, u shpreh ai.

Ndërkohë që edhe botimet e sezonit të verës do të kenë tkurrje në numër dhe tirazhe. /abcnews.al