Mozzik kishte disa muaj pa takuar vajzën e tij Hanën, dhe gjatë javës që shkoi ai udhëtoi drejt shtetit zviceran.
Ndërsa reperi ka ndarë disa fotografi me të bijën për të uruar festën e Bajramit. Pak më vonë edhe Loredana po ashtu publikoi disa postime nga i njëjti ambient.
Duket se dyshja për hir të vajzës kanë vendosur që ta kalojnë këtë ditë së bashku.
Mozzik dhe Loredana i dhanë fund lidhjes së tyre disa muaj më parë, ndërsa për shkak të vajzës ata vijojnë të ruajnë raportet.
/abcnews.al