Është mbyllur dhe takimi i fundit i javës së 27-të në Bundesligën gjermane, mes Koln dhe Dusseldorf. Kjo sfidë u mbyll e barabartë 2-2, por si “humbës”, ndihet ekipi mik. Kjo pasi po udhëhiqnin deri në sekondat e fundit me rezultatin 0-2.
Karaman në minutën e 41-të kaloi Dusseldorf në avantazh, ndërsa në të 61-ën, Thommy dyfishoi për miqtë. E kur dukej se sfida ishte fituar nga Dusseldorf, që ishte pranë tre pikëve jetike, Koln u zgjua.
Në minutën e 88-të, Modeste çoi shifrat në 1-2, ndërsa në 90+1’, sulmuesi tjetër Cordoba gjeti rrjetën, për të vendosur rezultatin final të sfidës në 2-2. Të dy skuadrat ndajnë nga një pikë, pikë që më shumë i vlen Kolnit se Dusseldorf, ekip që mbetet ende në vendin e Play-Out./abcnews.al
Bundsesliga, java 27
Koln – Dusseldorf 2-2
Modeste 88′, Cordoba 90+1′ / Karaman 41′, Thommy 61′