Zbardhet plagosja e 29-vjeçarit në Kavajë, autori u ndihmua nga dy persona të tjerë

schedule15:39 - 24 Maj, 2020

schedule 15:39 - 24 Maj, 2020

Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e 29-vjeçarit Marjus Xhafa, ngjarje e ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm tek ish-fabrika e letrës në Kavajë.

Policia njofton se pas arrestimit të autorit Viskont Hysi 27-vjeç, janë shpallur edhe në kërkim edhe dy bashkëpunëtorët e tij: S. V., 40 vjeç dhe E. C., 35 vjeç.

Të dy këta persona të shpallur në kërkim, ndërkohë që vijon puna për gjurmimin e automjetit me të cilin ata janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin që drejtohej nga autori, brenda të cilit u gjetën një gëzhojë, një antiplumb, 4 aparate celular, si dhe një automjet tjetër në pronësi të shtetasit V. H.

Tashmë materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me paramendim’’ e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!