Schalke 04-Augsburg ka nisur me një gol shumë të bukur. Sfida është zhbllokuar shumë shpejt dhe miqtë kanë kaluar në avantazh në minutën e gjashtë.
Eduard Lowen është autori i golit. Fantazisti gjerman është treguar perfekt në një goditje dënimi, duke dërguar topin në trekëndëshin e portës së skuadrës vendase.
Një eurogol dhe Augsburg në avantazh. Schalke merr një tjetër goditje pas humbjes 4-0 në derbin ndaj Dortmund, por ka shumë minuta përpara për të evituar humbjen. /abcnews.al