Koronavirusi, 5.4 milionë të prekur nga infeksioni në mbarë botën

schedule08:38 - 24 Maj, 2020

schedule 08:38 - 24 Maj, 2020

Agresiviteti i koronavirusit duket se ditët e fundit është në ulje. Këtë të dielë në të gjithë botën janë regjistruar 5.4 milionë të infektuar nga COVID-19 dhe më shumë se 344 mijë të vdekur.

SHBA vazhdon të mbetet epiqendra e infeksionit me rreth 1.7 milionë raste ndjekur nga Rusia me rreth 336 mijë të infektuar.

Sipas drejtorit të programit për emergjencat në OBSH, Michael Ryan, në një farë mënyre Amerika e Jugut mund të konsiderohet epiqendra e re e sëmundjes duke shtuar se vendi më i prekur deri tani është qartësisht Brazili.

Në Brazil numërohen rreth 350 mijë të prekur nga virusi. Nju Jorku, epiqendra e shpërthimit të COVID-19 në Shtetet e Bashkuara, duket të jetë gjithashtu dhe epiqendra e kësaj sëmundjeje që i ka marrë jetën të paktën tre fëmijëve.

Ndërkohë në Shqipëri janë konfirmuar të prekur nga koronavirusi 989 persona mes të cilëve 32 kanë humbur jetën dhe 783 janë konfirmuar të shqëruar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!