Mijëra njerëz në Spanjë protestuan kundër menaxhimit të situatës me Covid-19 nga ana e qeverisë spanjolle. Partia e të djathtës ekstreme, Vox u ka bërë thirrje mbështetësve që të vozisin makinat nëpër qytetet më të mëdha spanjolle, në mënyrë që të grumbullohen, por duke respektuar distancën fizike.
Me flamuj në duar, protestuesit në Madrid i kërkuan kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez të japë dorëheqje. Në Spanjë janë aplikuar disa nga masat më të ashpra në Evropë që nga 14 marsi.
Javët e fundit janë lehtësuar masat, megjithëkëtë në Madrid dhe Barcelonë janë ende në izolim, për shkak të shpërthimit të rasteve të reja me Covid-19. Lehtësimi i masave në këto qytete do të fillojë nga e hëna.
?? Así ha comenzado la caravana por España y su libertad en Córdoba. Aún incorporándose vehículos.
?? Más de 14 km de vehículos, dos carriles para reclamar la #faselibertad. pic.twitter.com/0ETubdIphy
— VOX Córdoba (@VoxCordoba) May 23, 2020