Shumë gola u shënuan sot në Bavari. Bayerni mposhti në shtëpi 5-2 Eintracht Frankfurt dhe vijon të kryesojë kampionatin gjerman. Thomas Flick shfaqet gjysmë i kënaqur në prononcimin e dhënë për Sky Sports, aty ku thur elozhe për Thomas Muller, autor i një goli dhe një asisti.
“Jam shumë i lumtur me pjesën e parë, dominuam. Sidomos me David Alaba në qendër të mbrojtjes, ai e mban shumë mirë prapavijën. Është e pabesueshme. Sot, duhet të flasim dhe për paraqitjen e Thomas Muller, i cili gjeti shumë hapësira dhe u përfshi thuajse në të gjithë golat. Pjesa e parë shkoi ashtu siç e menduam.
Pas pushimit, shënuam sërish. Më pas, na humbi disi përqendrimi. Nuk ishim mirë me topin në zotërim dhe e dimë forcën e Frankfurtit në goditje standarde. Nuk u dukëm mirë në pësimin e dy golave, por skuadra arriti të reagojë më pas. Dortmundi? Shpresojmë të bëjmë një ndeshje të madhe ditën e martë, por pavarësisht rezultatit të asaj ndeshje, asgjë nuk do të vendoset”, përfundoi Flick./abcnews.al
?️ “Wir wollen die Meisterschaft nach München holen, da wo sie hingehört.”
? https://t.co/sqnRPSSqD4#FCBSGE
— FC Bayern München (@FCBayern) May 23, 2020