Ndërkohë që është ndezur sërish debati politik në vend për shkak të teatrit si edhe Këshillit Politik, kryeministri Rama ka vijuar sot me ironinë ndaj kryeopozitarit Lulzim Basha.
Rama postoi pak më parë në Instagram një video përmes të cilës ironizoi Bashën me fjalimin e tij mbi shifrat në Parlament.
https://www.instagram.com/p/CAhv3xDg2zg/?utm_source=ig_web_copy_link
“7×7 janë 42. 49 më falni. 49+36 bëjnë 95, bëjnë 85…nuk ka rëndësi Qeshni, qeshni! U shkritë ju, u shkritë, se për ju janë patate këto”, janë fjalët e Bashës të shkëputura nga një vajzë që ka bërë një video përmes tik-tok duke e hedhur më pas në Instagram. /abcnews.al