Bonera nuk lëviz, Ragnick synon një rikthim të madh te Milani

schedule10:15 - 23 Maj, 2020

schedule 10:15 - 23 Maj, 2020

Milani gjerman i Ralf Ragnick pritet të pësojë ndryshime. Trajneri kërkon që në stafin e tij të ketë edhe italiane dhe “Gazzetta dello Sport” zbulon dy emrat që ai kërkon t’i ketë pranë tij. Njëri prej tyre është goxha i famshëm: Ariedo Braida.

 

Ai ka qenë pjesë e Milanit nag viti 1986, deri në vitin 2013, në rolin e menaxherit të përgjithshëm. Më pas iu bashkua Barcelonës, ku qëndroi për katër vite, mes 2015-s dhe 2019-s. Paolo Maldini dhe Ricky Massara pritet të jenë ata që do të largohen.

Veç Braida, italiani tjetër që pritet të mbetet në stafin e Ragnick është Daniele Bonera. Ky i fundit është aktualisht pjesë e stafit të Stefano Pioli dhe gjermani mendon ta ketë mes bashkëpunëtorëve të tij. /abcnews.al