Avokati kryesor i presidentit amerikan Donald Trump, që e përfaqëson atë në hetimin mbi lidhjet e supozuara me Rusinë, ka dhënë dorëheqjen. Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane, sipas të cilave avokati John Dowd e ka marrë vendimin e tij duke argumentuar se Trump vazhdimisht injoron këshillat e tij. Sidoqoftë, dorëheqja e Dowd vjen në vazhdën e largimeve të këshilltarëve të afërt të Trump në Shtëpinë e Bardhë, të cilët po hetohen për ndërhyrjen e përfolur ruse në zgjedhjet e vitit 2016. /abcnews.al
Ndërhyrja ruse në zgjedhje, jep dorëheqjen avokati i Trump
schedule17:20 - 22 Mars, 2018
schedule 17:20 - 22 Mars, 2018