Bashkëkryetarja e Komisionit për Reformën Zgjedhore Rudina Hajdari ka përshëndetur vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për t’u rikthyer në tryezën për Reformën Zgjedhore.
Hajdari thotë se tashmë duhet pranuar gjetja e konsesusit për ndryshimin e sistemit që të arrijmë rezultate nga kjo tryezë.
“E vlerësoj faktin që Lulzim Basha u shpreh i gatshëm për përfundimin e reformës zgjedhore.
Është gjë pozitive që ai kthehet në KP, por gjithashtu duhet të pranojmë gjetjen e konsensusit mbi çështjen e ndryshimit të sistemit, në mënyrë që të arrijmë rezultate nga kjo tryezë”, shkruan Hajdari./abcnews.al
E vlerësoj faktin që @lulzimbasha_al u shpreh i gatshëm për përfundimin e reformës zgjedhore. Është gjë pozitive që ai kthehet në KP, por gjithashtu duhet të pranojmë gjetjen e konsensusit mbi çështjen e ndryshimit të sistemit, në mënyrë që të arrijmë rezultate nga kjo tryezë. https://t.co/f1KvDun7QO
— Rudina Hajdari (@rudina_hajdari) May 22, 2020