Një ngjarje e çuditshme ka ndodhu sëfundmi në Izmir të Turqisë, ku në vend të lutjeve apo thirrjes për falje, në altoparlantët e xhamive të këtij qyteti për disa sekonda është dëgjuar kënga e famshme e partizanëve italianë “Bella Ciao”.
Gabim? Provokim? Bojkot? Fjalët “Partizan më merr me vete” dhe pse të përshtatura në gjuhën turke, tingëlluan si një kritikë e madhe ndaj pushtetit, një shuplakë e vëretët.
Njerëzit më pas kuptuan se “Bella Ciao” në turqisht ishte ajo e kënduar nga grupi “Yorum”. Ky grup u trondit muajin e fundit nga vdekja si pasojë e grevës së urisë së tre anëtarëve të saj: këngëtarja Helin Bolek, basisti Ibrahim Gokcek dhe kitaristi Mustafa Kocak.
Të tre u lanë të vdisnin pas 300 ditësh grevë, pasi nuk kishin marrë nga autoritetet lejen për të organizuar sërish koncerte pas akuzave se kishin lidhje me terrorizmin.
Grup “Yorum” është krijuar në lagjet popullore të Stambollit që kritikojnë më së shumti partinë në pushtet duke shfaqur bindje marksiste.
Pas ceremonive të varrimit të tre muzikantëve, ku ndalohej pjesëmarrja e madhe për shkak të pandemisë, dhe avokatët e tyre u arrestuan.
Grup “Yorum” sa herë që përfundonin një koncert, përqafoheshin me publikun duke kënduar “Bella Ciao” në turqisht.
Një këngë shumë e dashur dhe për guerilasit kurdë në Kobane të Sirisë dhe për partinë e punëtorëve të Kurdistanit.
Kjo e fundit konsiderohet si një lëvizje terroriste dhe prej 40 vjetësh është në luftë me ushtrinë e Ankarasë.
Kështu mbrëmjen e së premte, për të lajmëruar hapjen e iftarit, nuk ishte ezani i zakonshëm, por një këngë e cila kur këndohet protagonistët arrestohen.
Ngjarja ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, dhe sigurisht kritikët e Erdogan, pjesa më e madhe banorë të Izmirit, një qytet që qeveriset prej vitesh nga partia republikane, kanë ripostuar këngën.
Dhe ata që e kanë dëgjuar kanë qenë të shumtë me që pjesa më e madhe e turqve ndodhet në shtëpi si pasojë e masave kundër përhapjes së koronavirusit.
Autoritetet e qeverisë reaguan menjëherë. Drejtoria për cështjet fetare ka nisur hetimet e brendshme dhe prokuroria e Izmirit gjithashtu.
Kërkohen jo vetëm ata që kanë vendosur këngën, por dhe ata që e kanë shpërndarë ngjarjen në rrjetet sociale me akuzën e ofendimit të vlerave fetare, mjaftueshëm për t’u dënuar me burg.
Të gjithë mediat pro qeverisë kritikuan episodin duke folur për sdkandal dhe sulm të poshtër kundër xhamive.
Për shkak të emergjencës së pandemisë, vendet e kultit janë mbyllur prej muajsh në Turqi.
Do të jenë pikërisht xhamitë që do të hapen të parat, më parë se shkollat dhe futbolli. Por këtë herë me një kontroll të ashpër të altoparlantëve të minareve. /abcnews.al