Vidal: Më shqetësuan fjalët e Chiellinit, unë punoj fort dhe argëtohem

schedule15:15 - 22 Maj, 2020

schedule 15:15 - 22 Maj, 2020

Giorgio Chiellini nuk është kursyer aspak në autobiografinë e tij dhe ka lënduar shumë futbollistë të tjerë me komentet e bëra. “Kampion në konsumimin e alkoolit dhe daljeve në mbrëmje“, u shpreh kapiteni i Juventusit për Arturo Vidal, të cilin e kishte shok skuadre në vitet 2011-2015.

Mesfushori i Barcelonës nuk e ka pritur mirë diçka të tillë dhe ka reaguar në një bisedë të bërë në rrjetet sociale me Mario Velasco. “Njerëzit janë fokusuar te gjërat e këqija që ka thënë Chiellini. Nuk e kuptoj pse dikush duhet të thotë gjëra të tilla, më kanë shqetësuar, por është shprehur edhe që isha kampion.

Më ka telefonuar dhe më ka shpjeguar për ç’ka kishte shkruar. Unë kam dalë gjithmonë me leje, jam një qenie humane si gjithë të tjerët. Jap gjithmonë maksimumin në punën që bëj. Nëse shokët mblidhen për të ngrënë diçka, gjithmonë me lejen e klubit, unë u bashkohem atyre.

 

Duke festuar një gol të Juventusit

E ruaj përqendrimin kur duhet, por përfitoj kur është radha për t’u argëtuar, njësoj siç veprojnë të gjithë. Në futboll ka kode, një shenjë që disa gjëra duhet të mbeten private. Merkato? Jam shumë i lumtur te Barcelona, ndihem rehat dhe dua të vazhdoj të luaj këtu.

Jetoj në një qytet shumë të bukur, fëmijët e mi po rriten shumë mirë dhe po u shkon gjithçka mirë në shkollë. Jam i lumtur, grupi te Barcelona është fantastik dhe kam shumë miq në dhomat e zhveshjes“, përfundon Vidal. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!