Banorët e ish Kënetës në protestë: Nuk kalohet nga era e keqe, të vjen era menjëherë në hundë

schedule15:01 - 22 Maj, 2020

schedule 15:01 - 22 Maj, 2020

Kanali i madh i ujërave të zeza në zonën ish-kënetës mbetet prej 20 vitesh problem i pazgjidhur për 42 mijë banorë. Një qytetare është shprehur se e aty kanë vënë  themelet e shtëpisë e aty do vdesim.

Vite më parë e ka parë Durrësin si një mundësi më të mirë jete, por nuk i rezultoi i tillë.

Më shqetëson aq shumë mua, sa isha në një vend të pastër dhe erdha për më mirë këtu. Por unë erdha në skëterrë.  Po ne jemi në gjendje shumë të keqe, e kemi bërë problem në bashki. Tani që fillon i nxehti nuk kalohet. Kjo ka vënë një si ajkë. Tani që ra koronavirusi do vëmë maske”, është shprehur ajo. 

Pandemia ka rritur me shumë frikën e banorëve, kanal  eshte nje burim infeksionesh.

Shume shqetësuese është, kalohet nuk dëgjohet era, ca problemi i këtij virusit ca kanali, nuk e di. Nuk ëshë vetëm ky, kudo të shkosh. E ndjejne. Përshkruhen në cdo krah”, shprehet një tjetër banore e zonës.

Nuk kane marre asnje peregjigje per autoritetet.

Në jemi ankuar shpeshherë në bashki, prefekture dhe nuk kemi marrë asnjë lloj zgjidhje”, thotë qytetari.

Ka 20 vite qe banoret jetojne mes ujrave te zeza

Aman o burrë se na vdiq. Nuk hap dot dritaret. Të vjen era menjëherë në hundë”, shprehet një banor.

Në këtë zonë banojnë 42 mijë banorë, për të cilët nuk është hartuar një plan urbanikstik që të përfshijë rrjetin e ujeësjellës kanalizimeve. Bashkia Durrësit thotë është në dijeni të ankeseave të qytetareve, por nuk ka fonde, pasi investimi shkon në disa miliona milion euro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!