Shkodër/ Falsifikim dokumentesh, noterja përfundon në pranga

schedule15:20 - 22 Mars, 2018

schedule 15:20 - 22 Mars, 2018

Një notere e qytetit të Shkodrës ka përfunduar në pranga mesditën e kësaj të enjteje. Nga informacionet e para mësohet se noterja e arrestuar është Majlinda Dibra dhe akuzohet për shpërdorim detyre e falsifikim.

Ky është operacion i përbashkët Polici-Prokurori e Shkodrës dhe sipas njoftimit zyrtar, ndalimi i kësaj shtetaseje u bë në zbatim të urdhërit të Prokurorisë së Shkodrës për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës, që ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”./abcnews.al