Ish-raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin e BE Knut Fleckenstein pritet të marrë një post të rendësishëm në Kuvendin e Shqipërisë.
Sipas dokumentit të siguruar nga abcnews.al, ai është emëruar këshilltar i kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Vendimi parashikon që Knut Fleckenstein të emërohet këshilltar për Integrimin në kabinetin e kryetarit të Kuvendit.
Fleckenstein vjen nga radhët e social-demokratëve gjermanë. Ai u zgjodh deputet i Parlamentit Europian në vitin 2009 dhe ishte në detyrë deri vitin e kaluar. /abcnews.al