Porosi nga Italia, arrestohet 63 vjeçari në Vlorë

schedule10:08 - 22 Maj, 2020

schedule 10:08 - 22 Maj, 2020

Policia e Vlorës ka arrestuar sot një 63 vjeçar, i cili duhet të vuajë 6 vite burg në Itali pasi është dënuar për “Trafik të narkotikëve” dhe “emigracion i paligjshëm”.

Bashkim Alushaj u arrestua në lagjen e tij në Vlorë dhe pritet që pas përmbylljes së procedurave të niset për në Itali ku duhet të vuajë dënimin.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore italiane, pasi Gjykata e Barit, Itali, e ka dënuar me 6 vjet burg, për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Emigracion i paligjshëm”, parashikuar nga Ligji italian për drogat”, bën me dije policia.

Njoftimi i plotë

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 63-vjeçari i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Emigracion i paligjshëm”.

Operacioni nga DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Shërbimet e Policisë të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana dhe Departamentit të Policisë Kriminale, bënë të mundur lokalizimin në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë dhe arrestimin e shtetasit shqiptar Bashkim Alushaj, 63 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore italiane, pasi Gjykata e Barit, Itali, e ka dënuar me 6 vjet burg, për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Emigracion i paligjshëm”, parashikuar nga Ligji italian për drogat.

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe Marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!