Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur në studion e emisionit “Opinion”, lidhur me besimin që ai ka në lidershipin e partisë së tij.
Gazetari Lorenc Vangjeli, i kujtoi Berishës fqinjin e tij në Gjirin e Lalzit, pikërisht presidentin Meta dhe nëse ky i fundit mund të ishte kreu i një opozite luftarake për të ndryshuar qeverinë.
Vangjeli: Vazhdoni të besoni në lidershipin e partisë suaj apo shikoni që fqinji juaj tek Gjiri i Lazlit, njeriu i fortë i politikës shqiptare, i vetmi që ju ka çuar ju në polici, Ilir Meta mund të jetë kreu i një opozite luftarake?
Berisha: Se çfarë do të jetë Meta e di ai, Ilir Meta është president atë bëja atij. Unë mendoj që PD ka lidershipin e vet. Sali Berisha është totalisht në misionin dhe detyrën e tij të avokatit të interesit publik dhe kaq është e gjithë