Kanditati për kryeministëri LDK-së në Kosovë, Avdullah Hoti, ka folur për programin e rimëkëmbjes së ekonomisë pas pandemisë COVID-19 nëse ai do ta marrë këtë post.
Në një intervistë për mediat vendase Hoti ka thënë se për këtë gjë kanë punuar që nga dekretimi i tij nga presidentit i vendit
Ndër të tjera ai ka theksuar se nëse do të marrë postin e kryeministrit nuk do të humbasë kohë si Albin Kurti, por do të fillojë të punojë që në ditën e parë.
“Nuk do të shkoj aty të familjarizohem e të mësohem me zyret, por që në ditën e parë menjëherë pas një ore do filloj punën. Do të shihni një model komplet tjetër të qeverisje, do ofrojmë një qeverisje normale, kemi nevojë për një qeverisje që sillet normalisht që heqim nga përdorimi gjuhën konfrontuese”, ka thënë Hoti./abcnews.al