Ish-mbrojtësi i Manchester United dhe Milanit, Jap Staam, i është rikthyer futbollit. Holandezi është zyrtarizuar si trajner i ekipit të MLS në Amerikë, FC Cincinnati.
Faqja zyrtare e klubit amerikan, zyrtarizoi firmën e Staam pak çaste më parë, duke shkruar: “Duam të raportojmë një lajm… shikoni videon deri në fund”, ndërsa më poshtë kanë bërë dhe një video-prezantim shumë të bukur të Staam.
Si futbollist, 47 vjeccari holandez ka qenë shumë i suksesshëm, duke fituar tre Premier League me fanellën e Manchester United, si dhe një Champions League me fanellën e “Djajve”. Ndërsa me Milanin, Staam ka fituar dy Superkupa të Italisë./abcnews.al
We wanted to share some news… you’ll want to watch to the very end.#AllForCincy // #FCCincy pic.twitter.com/9SdHsE8Xfb
— FC Cincinnati (@fccincinnati) May 21, 2020