Edhe në kohë pandemie, kur futbolli është në pauzë, ngacmimet mes skuadrave rivale nuk mungojnë. Kështu ka ndodhur dhe mes rivalëve të përjetshëm të La Ligas, Barcelonës dhe Real Madrid. Ose më saktë, ishin katalanasit ata që hodhën “xixat” e para.
Faqja zyrtare e UEFA Champions League, pyeti fansat se cili është goli më i bukur në historinë e këtij kompeticioni. Përgjigja e Barcelonës? Goli i Leo Messit kundër Real Madrid, kur “pleshti” i driblon të gjithë dhe mposht Casillas.
Një sulm direkt, ironik dhe tepër ngacmues ndaj rivalëve “Los Blancos”, përgjigja e të cilëve, mund të vijë shumë shpejt. Më herët, Gerard Pique dhe Iker Casillas u përfshinë në një “luftë” në rrjetet sociale./abcnews.al
https://t.co/JpuFYUyvdp pic.twitter.com/vuTm8lTtMw
— FC Barcelona (from ?) (@FCBarcelona) May 21, 2020

