Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë mesazhin e Valbona Selimllarit e cila bën apel për kujdes të shtuar që hapja nga koronavirusi të mos vijë me probleme.
Selimllari shprehet se duhet të socializohemi pa pasur frikë për të ardhmen pasi kujdesi nuk është asnjëherë i tepërt.
“Le ta shohim hapjen me pozitivitet por edhe me përgjegjësi të shtuar, duke mos harruar se duhet të vazhdojmë të ndjekim të gjitha rregullat, si higjiena personale, larja e duarve shpesh, distanca mes njëri-tjetrit, të cilat garantojnë siguri për shëndetin tonë.
Derisa të ketë një vaksinë duhet të përshtatemi me këtë realitet të ri. Vetëm kështu arrijmë të socializohemi pa pasur frikë për të ardhmen. Kujdesi nuk është asnjëherë i tepërt”, thotë Selimllari./abcnews.al
https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/170332914415335/