Dizajneri franzez ideon mbrojtësen speciale ndaj Covid 19, për klientët në restorant

schedule17:27 - 21 Maj, 2020

schedule 17:27 - 21 Maj, 2020

Hapja e kafeneve dhe e restorantëve në të gjithë botën pas disa muajsh mvbyllje ka rritur frikën e një vale të dytë për shpërthimin e koronavirusit.

Në të gjithë botën në kuadër të mbrojtjes nga përhapja e Covid 19 qeveritë në shumë vende të botës kanë hartuar protokolle të ndryshme që duhet ti respektojnë të gjithë në kuadër të mbrojtjes së jetës së klientëve dhe të puntoreve.  Në Francë që është një ndër vendet e prekura përsa i përket numrit të viktimave dhe të prekurve nga koronavirusi së fundmi një dizenjues ka propozuar një mburojë plastike për restorantet.

Sipas mediave ndërkombëtare dizenjuesi thekson se një mënyrë e tillë do të vijë në ndihmë të gjithë restorantëve përsa i përket higjenës dhe klientët do të ndihen më të mbrojtur. Gjithahstu bëhet me dije se një mënyrë e tillë është kërkuar shumë dhe nga shumë vende të tjera përveç Francës, interes për një aksesor të tillë kanë shprehur edhe Belgjika, Kanadaja, Japonia dhe Argjentina.

Nga makinat e dezinfektimit, tek ndarjet me xhama  e deri tek mburojat plastike. Janë këto disa nga zgjidhjet e propozouara për baret dhe restorantet, për t’i bërë klientet të ndihen të sigurt nga pandemia.

Së fundi, një stilist francez ka propozuar një llampadar gjigand prej plastike, transparente, gjatë kohës që klientët hanë në restorant. Mburoja cilindrike varet me një kabllo nga tavani dhe ka një hapësirë në anën e pasme, në mënyrë që klienti të ulet dhe të ngrihet pa pasur nevojë të përkulet.

Ideuesi që qëndron pas shpikjes, Christophe Gernigon, tha që modelet që tashmë janë në treg, dhe ngjasojnë pak me kabinat në dhomat e vizitave të burgut. Pritet që prodhimi i Plex’Eat të nisë javën e ardhshme dhe pritet të kushtojë rreth 150 € për një cope, por çmimi përfundimtar ende nuk është vendosur. Deri më tani për dizajnin ka shfaqur interes Franca, Belgjika, Kanadaja, Japonia dhe Argjentina./abcnews.al