Në përfundim të fjalës së Kryeministrit Rama në parlament, deputeti Myslym Murrizi ka replikuar me të në lidhje me krahasimin që Rama i bëri Murrizit.
“I dashur Myslim kur të pashë duke folur për popullin, nga kjo dashuri e beftë për teatrin që ka shpërthyer, papritur fytyra jote mu zëvendësua me të Sandër Prosit, që thoshte ‘eh sa gjëra thuhen në emrin tënd o popull”, u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.
Murrzi iu drejtua me ironi kryeministrit duke i thënë se i dukej si Skënderbeu i Elisës. Madje i kujtoi Ramës një deklaratë të tijën në vitet ’90, ku tha se do varnin komunistët në çdo shtyllë.
“E ruaj Zoti meqë iku, e pashë që u bë ujë ndjesë, më knaqi se ka filluar të shoh ëndrra me sy hapur, edhe mua ndonjëherë më duket si Skëndërbeu i Elisës dhe herë si Ismaili kur e kam më afër. Kam ardhur në Tiranë në 90’, jam krenar se kam ardhur vetë. Ju ju ka prurë mami sekretare byroje, ta gëzoni ta mbani me shëndet, unë nuk kam ardhur nga mami. Të kam dëgjuar në fjalim kur është krijuar PD që the: DO të varim cdo komunist për shtyllë duke filluar, ndjesë pastë, nga yt atë, pastaj e mohove dhe e harrove. Mora vesh që ju komunikoni nëpërmjet bizneseve. Të ishte Kadriu gjallë o kryeministër, do i thoshte atë që i tha Sali Protopapës. U kënaqa që nga kujdesja dhe masat që ka marrë Rama paska shpëtuar edhe Turqinë dhe presidenti i Turqisë e ka falënderuar mbrëmë drejtpërdrejt, që po mos kishte qenë ky virusi do kishte bërë namin deri Ankara dhe në Adana. Doktor i sëmundjeve ngjitëse, sot e mora vesh që ishte se në fakt këtu aktroi fiks në rolin që ka prej 98’. I plasi zemra nga kraharori, i dilte veshka nga vendi, o do prishte teatrin o s’ka. Më iku Elisa, i thuaj të prishi muzeun, pallatin e kulturës, bashkinë e Erjonit, ministritë vetëm aman piramidën e udhëheqësit shpirtëror dhe presidencën se e kanë ndërtuar rusët. Aman të keqen Elisa, gjithë të tjerat rrëzoji në tokë se i ka ndërtuar Zogu, jepi porosi … dhe hajde leket...”, tha Murrizi./abcnews.al