Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim nga Byro Politike me Juli Xhakoxhi është shprehur se të gjithë duhet të mësojmë nga qëndrësa e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit prej 27 muajsh.
Ajo ka bërë ironi në lidhje me respektimin e masave të vendosura nga qeveria ku ka theksuar se me 17 nëntor ishin policia që ishte e ngjeshur që e shkeli këtë VKM.
“Me 17 maj VKM e Covid-it e ka rrëzuar se kur policia rrinte ngjit e ngjit mos i respektoni pasi nuk mun dtë ketë bëni si them unë, por mos bëni si them unë”, tha Kryemadhi.
Ndër të tjera Kryemadhi nga stydio e Byro Politike në Abc News është shprehur se akoma nuk kanë filluar protestat këto janë thjesht manifestime që krijohen nga dëshmpërimi shpirtëror i qytetarëve dhe të artistëve.
“Unë nuk mendoj se kanë filluar akoma protestat këto janë manifestime që vjen nga një dëshpërim shpirtëror që ka kapur artistët, njëresit artëdashur dhe ndoshta dhe pse mund të mos kenë qëne asnjëherë në teatër është shumë prekëse. Ne nuk jemi mësuar që ti shikojmë njerëzit të dalin dhe të mbrojnë një objekt kulturor. Tirana ka pasur shumë kinema, Republika, 17 nëntori, Agimi, etjj që kanë pasur një histori në shpatullat e tyre. Justifikimi ishte që të ndërtohej një kinema e re si ajo Republika, 17 nëntori, ajo që mund të them është se strategjia e Ramës ka qenë që të gjejë mundësinë dhe mungesa e vigjilencës ka lejuar dhe lëvizje të tilla dhe tjetërsime të pronës”, është shprehur Kryemadhi.
Kryetarja e LSI-së ka theksuar se ishte Rama që në programin e tij të 2013 theksonte se do të rikonstruktonte Teatrin Kombëtar dhe tashmë ai nxitoi për shembjen e godinës më 17 maj.
“Në 2013 në programin e saj PS theksonte se do të rikonstruktonte Teatrin Kombëtar. Nuk ka njeri që është kundër teatrit të ri, pasi kemi qenë dhe kemi ngrirë ssë ftohti por është normale që nëse nuk jep karburant do të ngrish së ftohti, pse në shkolla nuk është ftohtë në kinema jo, por ajo që të vret është nxitimi që pati ky njeri. Unë mendoj se ai ka planet e tij pasi ka menduar se mund të ketë ndonjë lëvizje për të drejtuar opozitën drejt një lëvizje të gabuar, nuk e ka pritur reagimin qytetar. Dhe dy muaj karantinë i ka gufosur qytetarët dhe Rama nuk e ka pritur reagimin qytetar. Unë aty isha por zoti Rama ka bërë një betejë të jashtëzakonshme për të zhdukur videot e mia, por nuk është ky problem”, ka thënë Kryemadhi. abcnews.al