Meta nxjerr videon e RENEA-s së armatosur në protestë: Kush hesht, është bashkëfajtor

schedule17:21 - 20 Maj, 2020

schedule 17:21 - 20 Maj, 2020

Rreth dy orë para protestës së sotme presidenti Ilir Meta ka nxjerrë një video nga qëndresa e qytetarëve për shembjen e Teatrit të cilët përplasen me efektivët e policisë.

Në video duken efektivët e RENEA-s të armatosur. Ai thotë se kush hesht për dhunën që u ushtrua është bashkëfajtor dhe nxitës i saj.

“Kjo dhunë ka vetëm një emër dhe një adresë! Kush hesht dhe nuk guxon ta dënojë është bashkëfajtor dhe nxitës i saj!

Kurajë qytetare dhe solidaritet! Demokracia nuk dhurohet, por mbrohet dhe fitohet! Të bashkuar deri në fund, me dashuri për Shqipërinë europiane!”, shkruan Meta./abcnews.al

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/4011452682214867/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!