Do të prishet apo jo “San Siro”? Kreu i Bashkisë së Milanos flet hapur

schedule19:38 - 20 Maj, 2020

schedule 19:38 - 20 Maj, 2020

Interi dhe Milani pritet të bëhen me stadium të ri, pasi flitej për një shembje të stadiumit aktual, San Siro. Megjithatë, kryebashkiaku i Milanos, Guissepe Sala, ka lënë të kuptohet se ky stadium nuk do të prishet, pasi nuk preferon të shtojë ndërtesa të tjera në atë zonë të qytetit.

Deklarata e tij ka qenë disi ngatërruese, pasi për San Siron, tha se do të jetë stadium organizator i disa evenimenteve të tjera sportive: “Projekti i ri i San Siro, mbron stadiumin e vjetër, i cili nuk do të prishet. Ai do të jetë organizator i disa evenimenteve të tjera sportive, shumica do të jenë falas.

“Objektivat e mi parimorë, janë dy: E para, të mos humbasim stadiumin “Guissepe Meazza” (San Siro), e dyta të mos shtojmë ndërtesa të tjera në atë zonë të qytetit”, u shpreh kryebashkiaku./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!