Një vit më parë, këngëtarja e njohur Sia është bërë mama e dy djemve në moshën 18-vjeçare, të cilët i ka adoptuar.
Këtë lajm të bukur ajo e kishte mbajtur të fshehtë, deri në momentin që ka treguar gjithçka gjatë një interviste me ‘SiriusXM Hits’.
Këngëtarja ka treguar se ajo donte të zgjeronte familjen e saj dhe kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2019.
“E kam bërë, në fakt kam adoptuar dy djem vitin e kaluar. Ata të dy janë 18 vjeç- ata janë 19 tani. I dua kaq shumë ata”- është shprehur Sia.
Në fillim të muajit maj, këngëtarja publikoi këngën e saj të re, “Saved My Life” e cila është me klip të xhiruar në kushte karantine.
Por surpriza e këngës së re është tekstshkruesja shqiptare. Mediat shkruajnë se Dua Lipa ka shkruar tekstin në bashkëpunim dhe është super./abcnews.al