Një mace ka shkaktuar habi të madhe në rrjetet sociale me pritjet e saj, sikur të ishte një portier futbolli. Asaj i është vënë emri i kapitenit të Bayern Munich dhe të Gjermanisë, Manuel Neuer.
Në videon e postuar në “Twitter” shihen reflekset e saj të jashtëzakonshme, duke bërë pritje që mund t’i turpërojnë edhe profesionistët më të mirë. Videon e ka filmuar dhe postuar një djalosh i quajtur Chris Dixon dhe menjëherë ka qenë një sukses me gati 9 milion shikime.
Knew naming him Meownuel Neuer was a mistake pic.twitter.com/w3MrwH5Opn
— Chris Dixon (@chrismd10) May 18, 2020
Në Twitter nuk munguan komentet, përkundrazi ishin me dhjetëra mijë mesazhe, në të cilët shprehej admirimi për kafshën shtëpiake, si dhe bëhej shaka, duke sugjeruar që klubet e futbollit duhej t’i jepnin një kontratë.
Edhe vetë Manuel Nojer, për nder të të cilit është emëruar macja, vështirë se mund të arrijë nivele të tilla, edhe pse vlerësohet si portieri më i madh i viteve të fundit në të gjithë botën. /abcnews.al

