A e dobëson sistemin imunitar përdorimi i dezinfektuesit?

schedule10:35 - 20 Maj, 2020

schedule 10:35 - 20 Maj, 2020

Një ndër pyetjet më të zakonshme të njerëzve gjatë kësaj kohe,  që kur përdorimi i dezinfektuesve u bë pjesë e kujdesit higjieno-sanitar  lidhet me dobësimin e sistemit imunitar.

Pra, sa janë mundësitë që bakteret dhe viruset të përshtaten pas përdorimit të dezinfektuesve dhe këta të fundit të mos kenë efekt dhe sistemi imunitar të dobësohet?

“Nuk ka asnjë bazë shkencore që dezinfektuesit e duarve ose sapunët dobësojnë sistemin imunitar të një personi ose ndikojnë në rezistencën bakteriale,” tha Anne Liu, mjeke infeksioniste, për Women’s Health.

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandojnë përdorimin e xhelit antibakterial kurdoherë kur uji dhe sapuni nuk është i disponueshëm.

Përdorimi i dezinfektuesit të duarve nuk shkakton rezistencë të mikrobeve. Megjithatë vlen të thuhet se nëse lëkura është e plasaritur, këshillohet përdorimi i kremrave hidratues dhe larja vetëm me ujë dhe sapun, pasi vendosja e xhelit antibakterial në lëkurë të thatë mund të shkaktojë infektim dhe bakteret të “pushtojnë” lëkurën./abcnews.al