Veliaj-Metës: Pse s’e shpalle “godinën e tallashit” monument kulture kur ishe kryeministër

schedule19:12 - 19 Maj, 2020

schedule 19:12 - 19 Maj, 2020

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i është përgjigjur në Abc News presidentit të Republikës Ilir Meta, i cili bëri thirrje të mos ndalet kauza për Teatrin deri në rindërtimin e tij.

Veliaj tha se Meta ka pasur mundësi ta shpallte atë që e cilësoi si godinë tallashi, monument kulture por nuk e bëri sepse ishte godinë pa vlerë, ndërsa sot po tenton ta përdorë për sulme politike.

“Zoti Meta ka qeënë kryeministër. Ka pasur në dorë fatet e vendit. Duhet ta kishte bërë godinën e tallashit monument kulture kur ishte në krye të vendit. Ai kastile ka shkuar në një gjykatë që nuk e ka kompetencë fare, mund të shkonte në Gjykatën Administrative.

 Ai ka pasur mundësi ta shpallte monument kulture. Për 80 vite ajo është cilësuar godinë pa vlerë. Të kujtohesh tani për një godinë pa vlera dhe të tentosh ta kthesh demokracinë me një godinë tallashi.

Gjuhën e Metës është tipike. Ndodhi edhe në muajin qershor për zgjedhjet. U thirr revolucion. E kemi shtyre këtë”, u shpreh Veliaj./abcnews.al