Presidenti Ilir Meta ka dënuar edhe njëherë shembjen e Teatrit Kombëtar duke e quajtur atë akt barbar.
Meta thotë se akti i tyre është i paamnistueshëm përgjithmonë.
“U jam shumë mirënjohës të gjithë specialistëve dhe ekspertëve, si Akademiku Emin Riza, të cilët me profesionalizëm, përkushtim por veçanërisht me dashurinë e pasionin e tyre për kulturën tonë kombëtare dhe trashëgiminë e pazëvendësueshme vazhdojnë të provojnë çdo ditë se shkatërrimi i
Teatrit Kombëtar është një akt barbar dhe i programuar shkombëtarizues! Prandaj është i paamnistueshëm përgjithmonë!”, shkruan Meta./abcnews.al