Mazniku: E shembëm Teatrin shpejt se protestuesit flinin aty, kishim frikë se i zinte brenda

schedule17:04 - 19 Maj, 2020

schedule 17:04 - 19 Maj, 2020

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbian Mazniku tha në Abc News se vendimi për shembjen e Teatrit u mor me shpejtësi pasi protestuesit qëndronin aty edhe natën duke rrezikuar jetën.

Ai tha se kjo ishte një përgjegjësi e madhe për Bashkinë e Tiranës që tashmë ishte pronare e tij, ndaj edhe mori vendimin për ta shembur.

“Anëtarët e Këshillit Bashkiak kanë pasur materialet në dorë 24 orë më përpara. Po ky ishte një rast ku duhet të veprohej me shpejtësi. Procedurat morën 2-3 ditë kohë. Instituti i Ndërtimit na tha që në 2018 kemi bërë një studim dhe ka rezultuar se ka rrezik, dhe duhet të ishte shembur.

Ata na kthyen një përgjigje tani duke u mbështetur në atë studim, pasi thanë se në këto dy vite nuk është bërë asnjë ndryshim.

Ne e dinim që objekti ishte uzurpuar nga një grup protestuesish, njerëz që hynin, dilnin dhe flinin aty. Përgjegjësia tani ishte e jona. Mund të prishej ndërkohë që njerëzit ishin brenda. Ne nuk kishim pse mbanim përgjegjësi që aty të ndodhte një gjë. Nuk ka lidhje me asgjë tjetër”, tha Mazniku./abcnews.al