Lorenzo Insigne dhe Dries Mertens kanë bërë një gjest të bukur ndaj Umberto, një djaloshi 13-vjeçar që kishte rënë pre e bullizmit. Dy yjet e Napolit menjëherë i dhuruan nga një fanellë të tyre, me autografe. Kjo sigurisht e ka lumturuar djaloshin.
Belgu nuk është ndalur me kaq, pasi e ka ftuar Umberton që të shkojë në shtëpinë e tij për ta marrë aty dhuratën. Veç kësaj, Mertens e ka ftuar me anë të një mesazhi që ta vizitojë skuadrën e Napolit në qendrën e tyre stërvitore.
Dries Mertens invited, Umberto, who was attacked by bullies in Naples a couple of days ago to his house today, and gave him his jersey. He also received a jersey from Insigne. ? pic.twitter.com/DeB8WN3oC6
— Everything Napoli (@NapoliAndNaples) May 18, 2020
“Përshëndetje Umberto. Ju dërgova një fanellë me autografin tim, për t’ju treguar se ne jemi afër jush tani. Të lutem, mos ki frikë! Sapo të kalojë koronavirusi, unë ju pres në fushë që të vini e të na përshëndetni nga afër”, shprehet Mertens. /abcnews.al

