U procedua pas protestës për Teatrin, Stresi thirrje policisë: Hiqni kapelat e silluni mirë me popullin

schedule11:49 - 19 Maj, 2020

schedule 11:49 - 19 Maj, 2020

Së bashku me tetë persona të tjerë, reperi Arkimed Lusha ose siç njihet ndryshe Stresi është proceduar penalisht sot për shkak të protestës së mbajtur për Teatrin ditën e djeshme.

Pas kësaj, reperi ka reaguar me anë të një postimi në Instagram. Bashkë me një foto të shkrepur tek protesta ku pozon krah të atit Sali Lusha dhe “dajës” së tij, reperi shkruan se nuk durohet jeta pa liri.

Në foto të tre shihen me dy gishtat e ngritur lart, ndërsa krahas postimit ai ka shkruar: Daja, babi  #freedom#sdurohet#jeta#Pa#Liri#✌️✌️✌️ Na Njeh Me Gishta I Ngusht O Rrethi.

Po ashtu në një reagim tjetër ku shihet më një kapelë police në kokë, reperi shprehet:

“I bëj thirrje gjithë policisë së shtetit, ne jemi qytetarë të thjeshtë, dalim në protestë për të drejtat tona. Unë po e heq kapelen, hiqeni dhe ju bëhuni qytetarë dhe silluni mirë me popullin shqiptar edhe ne jemi në rregull me ju.”

Bashkë me Stresin, për organizimin e protestës janë proceduar penalisht edhe Robert Budina, Adriana Kalaja, Neritan Liçaj, Artan Manushaqe, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Çlirim Gjata dhe Fatmir Mediu. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!